LAJMI I FUNDIT:

Kat i ndërmjetëm modern me galeri dhe dru, sensacion i vërtetë

Kat i ndërmjetëm modern me galeri dhe dru, sensacion i vërtetë

Arkitektët nga Studio italiane QOS restauruan një ndërtesë të braktisur në qytetin e Asti (Piemonte, Itali)

Magazina e dikurshme, nga fundi i shekullit të 19-të, ishte e mbështetur në një shtëpi mesjetare në qendrën historike të qytetit.


Me këtë projekt u desh të harmonizohej e vjetra me të renë, për të gjetur një ekuilibër mes trashëgimisë historike dhe standardeve moderne të banimit.

Davide Quiero, projektuesi kryesor, thotë se hapësira e madhe dhe e zbrazët e frymëzoi atë për të krijuar një tërësi harmonike, neutrale, në të cilën do të lërë të dukshme atë që përbën trashëgiminë tradicionale, transmeton Telegrafi.

Druri është aty me idenë për të sjellë thjeshtësi dhe ngrohtësi, por në të njëjtën kohë të shërbejë si një element që lidh dyshemenë dhe tavanin. Si një detaj i pazakontë, pema u bë simbol i të gjithë projektit të mansardës të quajtur Tree Loft.

Pjesa e brendshme e katit të ndërmjetëm është e ndarë në dy nivele, në katin e poshtëm ka një dhome ndenje, kuzhinë me trapezari, gardërobë dhe tualete, kurse në galeri është një dhomë gjumi, nga e cila dilet në tarracë.

Një sistem i kombinuar dyersh rrëshqitëse transparente dhe të errëta ndan kuzhinën dhe dhomën e ngrënies nga dhoma e ndenjes. Tavani nën galeri është i mbuluar me dru në një kornizë metalike.

Zgjedhja e arkitektëve ishte që të përdornin vetëm pak materiale në brendësi, dhe ato të ishin materiale natyrale, të dukshme dhe të kombinuara me kujdes. Druri, metali dhe betoni mbizotërojnë, ndërsa në dhomën e ndenjes një ngrohtësi të veçantë jep muri i ekspozuar me tulla.

Galeria, ku është zona e fjetjes, arrihet me shkallë metalike. Forma të holla, elegante, të ndriçuara në mënyrë diskrete, në kontrast me murin me tulla ku janë mbështetur, janë një tjetër detaj i mrekullueshëm i kësaj hapësire të pazakontë.

Duke gjetur bukurinë tek thjeshtësia dhe lineariteti, autorët krijuan një apartament modern komod dhe relaksues, plot ngrohtësi, hapësira të fshehura dhe detaje origjinale.

Plani

/Telegrafi/