LAJMI I FUNDIT:

Kasumi beson se nuk është larg nga vendi i ngjarjes as trupi i pajetë i policit të dytë

Kasumi beson se nuk është larg nga vendi i ngjarjes as trupi i pajetë i policit të dytë

Zhytësi i njohur Ismajl Kasumi, ka folur rreth gjetjes së trupit të pajetë të policit, Malsor Dashi.

Kasumi me ekipin e tij nisën kërkimin në zonën ku ka rënë vetura e dy policëve.


Ai ka treguar momentet kur e ka vërejtur trupin…

“Në atë moment që kam pa Trerën duke vrapuar, e kam ditë që ka diçka, unë me hoxhën kemi shkuar bashkërisht dhe e kemi pa dhe momenti i parë që ka qenë e kam lyp një batanije për mos mu trazu ajo popullatë që ishte jashtë”, tha Kasumi.

Ai foli edhe për të gjithë aksionin e sotëm ku falënderoi të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në gjetjen e trupit të pajetë të policit Malsor Dashi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë vullnetarët të cilët u angazhuan sot në aksionin për gjetjen e trupit të pajetë të policit. Imamin e xhamisë së Kaçanikut, nxënësit e mi, njësinë speciale që na ndihmuan shumë”.

“Ne filluam nga vendi ku ka ndodhë rasti, ku i kontrolluam të gjitha vendet e dyshimta, sidomos ato urat ku kanë qenë të mbyllura dhe të zëna, dhe më në fund arritëm të gjejmë njërin nga trupin e pajetë. Ishte një punë profesionale nga të gjithë ata që kanë qenë të kyçur në këtë rast, në rrjedhat e këtij lumi”, tha Kasumi.

Ai ka shtuar se kërkimet për policin tjetër priten të vazhdojnë nesër.

“Ka mbetur të kërkohet nëpër vende tjera për trupin e dytë. Besoj që edhe trupi tjetër nuk është larg”, ka përfunduar Kasumi.

Ndëkaq, trupi i pajetë i policit Malësor Dashi tashmë ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe pritet të kryhet autopsia.

Megjithatë, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ata po e presin kërkesën nga prokurori i rastit për të vazhduar me procesin e autopsisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori