LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Pa ekonomi e vende të punës, Kurtit i ka mbetur vetëm një “kartë” për të dalë në zgjedhje

Kastrati: Pa ekonomi e vende të punës, Kurtit i ka mbetur vetëm një “kartë” për të dalë në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka thënë se Kurtit dhe LVV-së nuk u ka mbetur tezë tjetër për të dalë në zgjedhje pos rikthimit te ideja e bashkimit me Shqipërinë.

Në intervistën për “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ai ka thënë se nuk janë të rastësishme deklaratat e ministrit Liburn Aliu për shtetin e përkohshëm.


Ai thotë se Kurti nuk ka me çfarë të dalë para votuesve në zgjedhje, pasi sipas tij ka dështuar në të gjitha fushat.

“Nuk duhet të biem në grackat e Albin Kurtit e Liburn Aliut për bashkimin me Shqipërinë. Ekonomi nuk ka vende të reja të punës nuk ka, hajni e korrupsion  sa të duash. Hajni me rezervat shtetërore, hajni me këtë artistin Gani Jakupi, hajni me Nagip Skenderin”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Ardian Kastrati gjatë intervistës në emisionin “Përballje” // Foto: Ridvan Slivova

“Perspektivë jo, vende të punës jo, e tash natyrisht që Albin Kurti me ekipin e vet të stalinistëve nga Tirana bën një skenar të ri dhe urdhëron Liburnin të del me një tezë të shtetit të përkohshëm. Kjo mund të jetë karta e vetme nacionale me të cilën LVV pretendon të shkojë në zgjedhje, pasi s’ka oferta ekonomike dhe të punësimit”, shtoi ai.

Duka folur për dialogun në Bruksel, Kastrati tha se Kurti me Aneksin e Ohrit i përmbysi marrëveshjet e kaluara duke dëmtuar Kosovën.

Kastrati me akuza të rënda ndaj zyrtarëve qeveritarë: Kurti 'rrenci' më i madh e Bislimi 'hajn'
Lexo po ashtu Kastrati me akuza të rënda ndaj zyrtarëve qeveritarë: Kurti 'rrenci' më i madh e Bislimi 'hajn'

Sipas tij më për njohje as që bëhet fjalë.

“Në momentin që është nënshkruar marrëveshje e Brukselit, respektivisht Aneksi i Ohrit janë përmbysur të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pra logjika e procesit që të shkojmë me njohje në funt ë procesit është përmbysur. Neni 7  e ka përmbysur gjithë procesin 10-vjeçar. Në asnjë forum ndërkombëtarë nuk flitet më për njohje”, shtoi mes tjerash Ardian Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori