LAJMI I FUNDIT:

Kastrati ia dërgon ministres Nagavci “letrën e dorëheqjes”

Kastrati ia dërgon ministres Nagavci “letrën e dorëheqjes”

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, njëherësh nënkryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati ia ka dërguar letrën e dorëheqjes ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcit, kjo pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Mirëpo dyert e kabinetit të ministres ishin të mbyllura.


Megjithëkëtë, aty para dyerve, Kastrati u deklarua për medie duke thënë se pas vendimit të Kushtetueses ajo duhet të jap dorëheqje apo edhe të shkarkohet.

“Me 8 prill, bash në përvjetorin e Kushtetueses së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zonja Nagavci i ka shkelë tri prej dokumenteve më kryesore për demokraci në Kosovë. E para e ka shkelur Kushtetutën, e dyta e ka shkel Kartën evropiane për qeverisje lokale, dhe e treta e ka shkelë Ligjin për qeverisje lokale që është një prej ligjeve vitale në Kosovë.

Me këtë Nagavci çka ka bë është me shtrembëru vullnetin e qytetarëve të një komune të Kosovës sepse kjo duke i tejkaluar kompetencat ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe i ka cenuar përgjegjësitë e komunës.

Nuk kisha me thënë që unë kisha me qenë kryetar por jam i sigurt që ai aktualisht që është nuk kish me qenë kryetar, do të ishte dikush tjetër. Në Kosovë është ndërtuar një precedent kur shkelet Kushtetuta të gjithë kanë reflektuar ka raste edhe moralisht, ka raste edhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Zonja Nagavci duhet me u shkarku ose duhet me dhënë dorëheqje. Sepse ajo duke e keqpërdorur pozitën e vet ka tejkaluara kompetencat, e ka dëmtuar dikë tjetër”, tha Kastrati.

Ai tha se Nagavci asnjëherë nuk e ka zgjidhur problemin në Komunën e Kamenicës veçse ka ndërhyrë për çështje elektorale, raporton kp.

Madje Kastrati po thotë se me këtë veprim të Nagavcit fëmijët atje kanë me i humb dy vjet shkollim.

“Unë po e rikujtojë që me këtë veprim të Nagavcit ata nxënës në Kamenicë kanë me i humb dy vjet sepse Gjykata Kushtetuese e ka anuluar atë vendim që ka bërë ajo, ata rrjedhimisht janë duke e bërë një vit tjetër pa e kaluar një vit paraprak. Nagavci asnjëherë nuk e ka zgjidhur problemin në Komunën e Kamenicës, përkundrazi e ka pas veç një detyrë dhe vullnet që me ndërhy elektoralisht sepse ka qenë në prag të zgjedhjeve. Unë i ftojë të gjithë në veçanti Nagavcin kryeministrin Kurti. Zonja Nagavci për shkak kësaj duhet qoftë me u dorëheqja apo me u shkarku apo edhe ne me bë presion. Është precedent shumë i rrezikshëm nëse ne e lejojmë një gjë të tillë ku në të ardhmen ministrat kanë me ndërhy drejtpërdrejt në kompetenca të komunave dhe të agjencive tjetra apo organizatave të pavarura”, tha ai.

Kastrati ka lënë tek dera letrën e dorëheqjes për Nagavcin.

“Ne kemi me ja lënë zonjës Nagavci dorëheqjen këtu, shpresoj që dikush nga stafi s’ka me qenë i mbyllur dhe ka me marrë, ka me shqyrtu. Jam i sigurt që është shkruar më mirë se zonja Nagavci, po ta shkruante. Qëllimi ke ta takojmë drejtpërdrejt Nagavcin”, përfundoi Kastrati.

Kujtojmë që në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

“Ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në vendim.

Rasti ndërlidhej me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimet të kryetarit të komunës me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Por, me pakënaqësinë e disa prindërve të nxënësve të afektuar që refuzuan zbatimin e vendimeve të komunës, më 2021 MASHTI formoi një komision për vlerësimin e mosvijueshmërisë së mësimit nga ana e 441 nxënësve, ku kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duhet të ndërmarrin veprime të harmonizuara dhe të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori