LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Donacionet tona janë nga shqiptarët, nuk kemi pranuar fonde nga organizatat e lindjes as perëndimit

Kastrati: Donacionet tona janë nga shqiptarët, nuk kemi pranuar fonde nga organizatat e lindjes as perëndimit

Halil Kastrati thotë se fondi i përgjithshëm i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për vitin 20018 është 3 milion euro.

Humanisti i njohur Halil Kastrati, ka thënë se përkundër që ai ka mbaruar fakultetin e teologjisë, nuk ka ushtruar profesionin e Imamit asnjëherë.


Ai në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini ka treguar gjëra interesante dhe të padëgjuara më parë.

“Në fillim kam qenë në mërgim, pastaj kam vazhduar me shoqatën. Mendoj dhe shpresoj se do të vazhdoj këtu edhe në të ardhmen”.

Kastrati tregon se shoqata që tashmë ai menaxhon “Jetimat e Ballkanit”, ka filluar me shërbime për të varfrit në vitin 2009.

“Kur erdha nga kurbeti shoqatën e nisa me Valonin nga Hajvalia dhe mora këshilla nga shumë persona tjerë. Kurse pas themelimit të shoqatës, për t’i bërë hapat e parë na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë i ndjeri Riza Lluka. Edhe sot e kësaj dite ne punojmë më këshillat e tij. Lluka është një personalitet që ka vend shumë special në zemrën time”.

Duke folur për mbështetësit e shoqatës, Kastrati thotë se të gjitha donacionet janë vendore me përjashtim të KFOR-it gjerman që ai thotë se ka ndihmuar me ushqime.

“Bizneset më të mëdha të Kosovës janë donatorët e shoqatës sonë. Biznesmen, politikanë, njerëz të estradës janë të involvuar me donacionet e tyre, pa harruar mërgatën tonë e cila jep ndihmën më të madhe”.

“Ne nuk kemi pranuar donacione as nga organizatat nga lindja e as nga perëndimi”.

Humanisti ka thënë se në të kaluarën është dashur të fillohet një shtëpi dhe të pritet me muaj të tërë për tu mbledhur donacionet, ndërsa sot shoqata më nuk kërkon donator ata vijnë vet dhe ofrojnë ndihmë.

“Donatorët duan të dinë ku po shkojnë paratë e tyre, dhe ne i publikojmë të dhënat. Nëse një shtëpi ka kushtuar 20 mijë euro, ne publikojmë se kush ka ndihmuar në ndërtimin e kësaj shtëpie”.

“Në këtë vit fondi jonë kalon 3 milion eurot, përfshirë këtu shtëpiat, banesat dhe të gjitha aktivitetet tjera… Deri tani kemi bërë me kulm mbi kokë mbi 200 familje në trojet shqiptare”, deklaroi ndër të tjera humanisti Halil Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori