LAJMI I FUNDIT:

Kastrati i dërgon letër SBASHK-ut: Nuk do të lejojmë tendencat me prapavijë politike të dëmtojnë nxënësit

Kastrati i dërgon letër SBASHK-ut: Nuk do të lejojmë tendencat me prapavijë politike të dëmtojnë nxënësit

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i është drejtuar me një letër Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës, ku kjo e fundit është duke kundërshtuar reformat në arsim që janë duke u bërë në këtë Komunë.

SBASHK: MASHT-i të veprojë për ta stabilizuar gjendjen në shkollat e Kamenicës, në të kundërtën do të ketë greva
Lexo po ashtu SBASHK: MASHT-i të veprojë për ta stabilizuar gjendjen në shkollat e Kamenicës, në të kundërtën do të ketë greva

Kastrati në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se SBASHK-ut i është drejtuar për t’ia kujtuar se angazhimi i komunës së Kamenicës për cilësi në arsim ka dëshmuar që nga riorganizimi do të përfitojnë nxënësit.


Ai ka shkruar se do të ndjekin të gjitha procedurat administrative, civile, dhe sipas tij edhe penale për të mos lejuar që siç tha ai obstruksionet me prapavijë politike të dëmtojnë nxënësin, të hutojnë prindin, dhe shantazhojnë mësuesin.

Postimi i plotë:

Edhe një herë i jemi drejtuar SBASHK-ut për t’ia kujtuar se:
 Angazhimi ynë për cilësi në arsim ka dëshmuar që nga riorganizimi do të përfitojnë nxënësit
Ne kemi u bërë ofertë për avancim e të drejtave të punëtorit arsimor duke propozuar Kontratën në nivel të ndërmarrjes
Jemi angazhuar për sqarime dhe dëgjim të kërkesave të sindikatës të cilët kanë refuzuar të na dëgjojnë, kuptojnë dhe nuk ua kanë përcjellë anëtarëve të tyre, kushtet dhe benefitet e nënshkrimit të kontratës.
Të gjitha veprimet tona janë brenda kornizës ligjore dhe kompetencave.
Bojkotimi i këtij procesi nga SBASHK dhe pengimi i mbarëvajtjes në mësim bazohet kryekput në historinë e praktikave shantazhuese e politike.
Veprimet e SBASHK-ut i tejkalojnë sferën e përgjegjësisë dhe autorizimit të tyre ligjor.
Mungesa e konstruktivitetit nga përfaqësuesit sindikal i kushton nxënësit.
Andaj, ne do të ndjekim të gjitha procedurat administrative, civile, dhe madje penale për të mos lejuar që obstruksionet me prapavijë politike të dëmtojnë nxënësin, të hutojnë prindin, dhe shantazhojnë mësuesin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori