Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njofton se ai nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Reklama

“Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve sepse vlerësojmë se ky takim është thirrur për të shpëtuar BDI-në nga përgjegjësit e marra”, tha Kasami.

Ai theksoi se Lëvizja Besa është pro ndryshimeve Kushtetuese, dhe se do të kërkoj që në këto ndryshime të përfshihet dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja e 20 përqindëshit.

“Ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës së Lëvizjes Besa mund të themi se është një sabotim. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese ne si Lëvizjes Besa kemi deklaruar se jemi të interesuar që të ndodhin, andaj edhe e thirrëm tryezën shqiptare.

Reklama
Reklama

Megjithatë ne në këtë hapje të kushtetutës kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e 20 përqindëshit”, deklaroi Bilall Kasami.