LAJMI I FUNDIT:

Karvani i OEMVP-së vizitoi bizneset në Tetovë

Karvani i OEMVP-së vizitoi bizneset në Tetovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dje realizoi takim me kompanitë e Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç njofton PR i OEVMP-së, para më shumë se 40 kompani, anëtare dhe jo anëtare, Drejtorit Ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi prezantoi aktivitetet e Odës dhe të gjitha shërbimet apo benefitet që kompanitë përfitojnë me anëtarësim në Odë, duke e konsideruar OEMVP-në si pikë e parë ku duhen drejtuar bizneset për të marrë informatat e duhura.


Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e reja të Odës, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA.

OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për bizneset të cilat i përfaqëson. Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e biznesit në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset të udhëhequra nga gratë.

Ndaj, në këtë kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Gëzime Fejzi, prezantoi gjithashtu aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes. /Telegrafi/