LAJMI I FUNDIT:

KARRIGAT

KARRIGAT
Xhevdet Bajraj (Foto: A. Sh)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Do të vijnë zogjtë
që kurrë s’do të harrojnë të ’99-n
kur plumbat qenë më të shpejt se vetë jeta
dhe do të këndojnë dhimbshëm
për çerdhet e veta
dhe shtëpitë tona të djegura


Mespërmes fushave të mbjellura me flamuj kuqezi
lumi i jetës vazhdon rrjedhën
për në Asgjën e Gjallë
Çmenduria rrah gjoks derisa lirinë e vret malli
me nga një bukë të pikur nga qielli nën sqetull
populli sikur pret ta qeth djalli