LAJMI I FUNDIT:

Karkalecat ‘nuhasin’ kancerin – zbulim i madh drejt bërjes së kancerit si një ‘sëmundje të shërueshme’

Karkalecat ‘nuhasin’ kancerin – zbulim i madh drejt bërjes së kancerit si një ‘sëmundje të shërueshme’

Karkalecat mund të përdoren për të zbuluar kancerin në fazat më të hershme, bëjnë të ditur shkencëtarët.

Insekti e nuhat dallimin në mes të qelizave të shëndetshme dhe atyre kancerogjene, dhe ky zbulim hap derën për mënyrat e reja të zbulimit të sëmundjes tek trupi i njerëzve.


Truri i tyre dërgon sinjale të ndryshme kimike kur ata nuhasin qelizat e kancerit, të cilat studiuesit mund t’i përdorin që të krijojnë aparatura të reja të zbulimit.

Gjithçka që do të iu duhej këtyre aparaturave është vetëm një mostër e frymëmarrjes së pacientëve, e cila pastaj futet në një pajisje të vogël e cila imiton shqisën e nuhatjes së karkalecave, përcjell Telegrafi.

Debajit Saha, profesor asistent i inxhinierisë biomjekësore ë Universitetit Shtetëror të Miçigan tha: “Teorikisht, ju mund të merrni frymë përmes një pajisje, dhe ajo mund të jetë në gjendje që të zbulojë dhe diferencojë lloje të ndryshme të kancerit, dhe madje mund edhe të tregojë se në cilën fazë është sëmundja”, raporton The Mirror.

“Shkencëtarët kanë qenë duke punuar mbi prodhimin e pajisjeve të ngjashme për më shumë se 15 vite”, shtoi Saha, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.

msu researchers
Ekipi i studiuesve të cilët e bënë zbulimin e madh

Nëse ata ja dalin që ta bëjnë këtë, atëherë kjo do të kishte ndikim të madh në normat e mbijetesës nga kanceri në botë duke përshpejtuar gjithashtu edhe kohën e zbulimit.

Studiuesit thanë se ata kanë vendosur që t’i përdorin karkalecat për zbulimin e qelizave të kancerit për shkak se ky lloj i insektit ishte përdorur edhe më parë nga shkencëtarët në eksperimente të ngjashme.

Kjo do të thotë se ata veçse e dinin se si funksionon truri i karkalecave, kështu që ajo u mundësoi atyre që të përshpejtojnë kohën e eksperimentit.

Ata zbuluan se truri i karkalecit nuhaste “aroma” të ndryshme kimike në qelizat kancerogjene në krahasim me qelizat e shëndetshme.

Ndërkaq, insekti jo vetëm që mund ta zbulonte kancerin, por ai mund të dallonte edhe format e kancerit nga njëra tjetra. /Telegrafi/