Përbërësit:▪ 120 gr karkaleca ▪ 60 gr fasule ▪ 50 ml verë ▪ 1 karotë ▪ lëng perimesh ▪ 1 qepë ▪ 1 selino ▪ lëngu i një gjysmë limoniPërgatitja:

Raguja përgatitet paraprakisht me kombinim selinoje, qepë dhe karotë duke i skuqur në tigan dhe duke i shtuar fasulet e ziera më parë së bashku me lëngun e perimeve.


Karkalecat fërgohen në tigan me lëng limoni, verë të bardhë dhe erëza të freskëta dhe i lëmë në flakë të shpejtë për dy minuta.

Serviren fasulet duke vendosur karkalecat sipër. /Telegrafi/