LAJMI I FUNDIT:

Kardiologu Gani Bajraktari: Suspendimi im, hakmarrje primitive (Video)

Kardiologu Gani Bajraktari: Suspendimi im, hakmarrje primitive (Video)

Kardiologu Gani Bajraktari është suspenduar nga puna, e që sipas SHSKUK-së kjo është bërë për shkak se ai ka referuar pacientët nga QKUK-ja për kurim në institucione private shëndetësore. Por, vet Bajraktari e mohon këtë.

Kardiologu Gani Bajraktari, është suspenduar nga puna në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.


Përmes një përgjigje telefonike, drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se një vendim i tillë është marr, pasi Bajraktari ka referuar një pacient nga QKUK-ja në klinikë private për trajtim shëndetësor. Lënda e tij është dërguar në komision disiplinor i cili po e trajton këtë rast.

Mirëpo, për suspendimin e tij kardiologu Gani Bajraktari, thotë se nuk ka qenë fare në dijeni dhe se këtë lajm e ka kuptuar nga mediat.

“Nuk kam as lajmërim as me gojë as me shkrim, e mora vesh nga mediat. Nuk e di as për çfarë bëhet fjalë. Ky është tmerri i Zotit. Një person që është në pushim vjetor, pa ditur për rastin suspendohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gani Bajraktari.

Ai mohon të ketë referuar pacient në klinika private, dhe thotë se e gjithë kjo po bëhet si shenjë hakmarrje nga një studim që ai ka bërë për klinikën e Kardiologjisë Invazive.

“Këto i kanë bërë pas daljes së skandalit më të madh në mjekësi. Rritja e vdekshmërisë 50% nga 2015-2017, i ka shqetësuar tej mase ata, dhe motivacioni i tyre është që të ma mbyllin gojën që të mos flasë, por nuk do ta arrijnë këtë”,  shtoi më tej Gani Bajraktari, përcjell Telegrafi.

Bajraktari, edhe vitin e kaluar ishte suspenduar tre muaj nga puna, nga Komisioni Disiplinor  pasi ndaj tij ishin ngritur akuza se ai kishte referuar pacient për trajtim në institucione private shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori