Në një intervistë për revistën Elle, Kim Kardashian kishte thënë se bashkëshorti i saj, Kanye West, shpesh e këshillonte se çfarë duhej të vishte.

Dhe nuk ka dyshim se 37-vjeçarja mund të jetë reklamuesja më e mirë e linjës së modës, Yeezy, e cila është e reperit amerikan.


kim1 3 (Foto: InstaStory/2XU)

Pikërisht këtë e ka bërë Kim gjatë kësaj fundjave duke mahnitur me linjat trupore, e veshur me koleksionin sportiv të burrit të saj.

Kardashian është kujdesur për reklamimin sa më të mirë të koleksionit të Yeezyt në bashkëpunim me kompaninë sportive australiane, 2XU.

kim5 2 (Foto: InstaStory/2XU)

Ka qenë pikërisht kompania 2XU që i ka publikuar në InstaStory disa imazhe të bukuroshes nga seti fotografik për këto veshje sportive.

Si gjithmonë, në plan të parë janë vënë linjat trupore të Kim, e cila me shumë vetëbesim i ka treguar format e saj.

kim6 2 (Foto: InstaStory/2XU)

Nuk ka munguar edhe një pozë vetëm më jelekë, në të cilën ajo shfaqet duke u rregulluar për fotosesionin e ri. /Telegrafi/