LAJMI I FUNDIT:

Karakamisheva: Tusk do të vijë me sanksione dhe presion për kryetarin Ivanov

Karakamisheva: Tusk do të vijë me sanksione dhe presion për kryetarin Ivanov

Profesoresha dhe mbështetsja e OBRM-PDUKM-së, Tanja Karakamisheva, ka thënë se Kryetari i Këshillit Evropia do të vijë në Maqedoni me presione dhe me kërcënime për kryetarin Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Karakamisheva ka thënë në kolumnën e fundit se mosdhënia e mandatit nga Ivanov është një akt kombëtar për mbrojtje të unitetit të Maqedonisë.


”Tusk do të flas me Ivanov për krizën me emigrantët por në shumicën e kohës do të flas për mos-dhënien e mandatit ku do të kërcënohet edhe me sanskione ndaj tij dhe zyrtarë tjerë të OBRM-PDUKM-së. Këto biseda të Ivanov me Tusk do të thonë përzerje e faktorit ndërkombëtar në politikën ditore në Maqedoni.” thotë Karakamisheva. /Telegrafi/