Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, Vetëvendosje pritet t’i ketë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 8.

Deri në orën 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 33 mijë vota nga diaspora.


Lexoni të plotë postimin e Cakollit në Facebook:

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, rezultati përfundimtar - me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit - mund të jetë si vijon:

LVV - 49.9% - rreth 437 mijë vota -58 ulëse

PDK - 16.7% - rreth 147 mijë vota - 19 ulëse

LDK - 12.7% - rreth 111 mijë vota - 15 ulëse

AAK - 7.1% - rreth 62 mijë vota - 8 ulëse

LS - 5.1% - rreth 45 mijë vota - 10 ulëse

KDTP - 0.75% - rreth 6,500 vota - 2 ulëse

ADRIANA HODZIC - 0.74% - rreth 6,400 vota - 1 ulëse

VAKAT - 0.68% - rreth 6 mijë vota - 1 ulëse

RI - 0.46% - rreth 4 mijë vota - 2 ulëse

IRDK - 0.40% - rreth 3,500 vota - 1 ulëse

NDS - 0.33% - rreth 3 mijë vota - 1 ulëse

JGP - 0.25% - rreth 2,200 vota - 1 ulëse

PDAK - 0.25% - rreth 2,200 vota - 1 ulëse.