LAJMI I FUNDIT:

Kapje e 850 mln euro kokainë në Itali, kush është 35-vjeçari shqiptar i arrestuar?

Kapje e 850 mln euro kokainë në Itali, kush është 35-vjeçari shqiptar i arrestuar?

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e autoriteteve italiane mbi sasinë rekord të kokainës, prej 5.3 tonë, të kapur në një peshkarexhë, në bordin e së cilës ndodheshin 5 persona.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35-vjeç.


Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin, e ka cilësuar kapjen e sasisë rekord të drogës si një nga më të mëdhatë të kapura jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe si destinacion kishte Italinë.

Së bashku me shqiptarin, në bordin e peshkarexhës u arrestuan dhe 2 shtetas tunizianë, 1 shtetas francez dhe 1 italian.

Personat e arrestuar janë: Elvis Lleshaj, i lindur në Shqipëri 35 vjeç, Vincenzo Catalano, 35 vjeç, i lindur në Itali nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, i lindur në Tunizi, 53 vjeç, banues në Tricase, Sami Mejri, i lindur në Tunizi, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto, Yanis Malik Bargas, i lindur në Francë, 19 vjeç.

Në megaoperacionin e autoriteteve italiane morën pjesë dhe helikopterë, ku në një koordinim me Guarda Di Financan, mundën të kapnin sasinë rekord të drogës.

Operacioni nisi më 18 korrik, ku avionët evidentuan peshkarexhën me flamurin e Republikës së Palau nga ishujt e Paqësorit, së cilës iu afrua një varkë peshkimi italiane. Narkotrafikantët mundën të bënin kalimin e drogës nga peshkarexha me flamurin e Paqësorit tek anija më e vogël.

Hetuesit italianë evidentuan sasinë e madhe të pakove të bardha që po transportohej dhe ndërhynë duke finalizuar kapjen e sasisë prej 5.3 tonë kokainë. /euronews albania/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori