LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i West Hamit, Noble flet fjalë të mëdha për Xhakën dhe e këshillon të largohet nga Arsenali

Kapiteni i West Hamit, Noble flet fjalë të mëdha për Xhakën dhe e këshillon të largohet nga Arsenali

Kapiteni i West Hamit, Mark Noble beson se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka duhet të marrë në konsideratë largimin nga Arsenali pas ndodhive të fundit.

Reprezentuesit zviceran iu dha shiriti i kapitenit nga Unai Emery në fillim të këtij sezoni, por ka luftuar për formën më të mirë dhe është nën vëzhgim të fortë nga tifozët e Arsenalit.

Rivali i tij nga West Hamit, Noble simpatizon homologun e tij për lojën dhe karakterin, por beson se mund të ishte koha që Xhaka të udhëzojë agjentin e tij për t’ia gjetur atij një klub të ri.


Ben Davies i thotë Xhakës: Lojtarët e Tottenhamit janë me ty
Lexo po ashtu Ben Davies i thotë Xhakës: Lojtarët e Tottenhamit janë me ty

“Graniti ka marrë shumë fjalë dhe këshilla për reagimin e tij pasi u zëvendësua fundjavën e kaluar, por si një kapiten i një klubi tjetër të Londrës në Ligën Premier – unë kam pasur simpati për të”, ka thënë fillimisht Noble për Evening Standard.

Xhaka dhe Noble gjatë një dueli

“Unë e di se si është kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi sepse nëse jeni menaxher ose kapiten, tifozët kanë tendencë të bëjnë më shumë kritika ndaj jush”.

Guardiola i del në mbrojtje Xhakës: E kuptoj emocionin, momentin – ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe fansat duhet ta falin
Lexo po ashtu Guardiola i del në mbrojtje Xhakës: E kuptoj emocionin, momentin – ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe fansat duhet ta falin

“Graniti është një nga ata lojtarë që jep zemrën në fushë dhe është e vështirë për të në këtë moment”.

“Të jem i sinqertë, zgjidhja më e mirë mund të jetë t’i thotë agjentit të tij: “Shiko, ata nuk më duan mua, kështu që ndoshta është më mirë nëse shkoj dhe luaj diku tjetër””.

Berbatov: Tifozët e Arsenalit gabuan që vërshëllyen kapitenin, Xhaka bëri mirë që nuk e hodhi në tokë fanellën
Lexo po ashtu Berbatov: Tifozët e Arsenalit gabuan që vërshëllyen kapitenin, Xhaka bëri mirë që nuk e hodhi në tokë fanellën

“Do të ketë shumë ekipe që e duan sepse ai është një lojtar me cilësi dhe duket nga jashtë, që lojtarët e tij e duan atë, si profesionist dhe si person”.

“Nëse unë do të isha unë do të thosha: “Kam kaluar kohë të mirë këtu, por nuk është punuar kohëve të fundit dhe është koha për një sfidë të re”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori