LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i FSK-së shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA

Kapiteni i FSK-së shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK-së), Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, u shpall  oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “ Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017 ka marrë pjesë në kursin “ Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtete të ndryshme u shpall më i miri.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit “Kapiten Karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç ‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley, si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori