Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka reaguar pasi UEFA konfirmoi zyrtarisht se ekipi i tij e ka humbur ndeshjen ndaj Linfieldit me rezultat zyrtar 3-0.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës.


Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.

Komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t'i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 3-0.

Me anë të një postimi në rrjetin social, "Facebook", Limani shkroi: "Ne asnjëherë s’do të ndalemi duke ju bërë krenarë me sukseset tona! Asgjë nuk mund të na ndal ëndrrat! Shihemi në Europa League!".

Tani Drita do të luajë në Ligën e Evropës, aty ku luajnë Prishtina e Gjilani. /Telegrafi/

telegrafi sport app