LAJMI I FUNDIT:

Kapi Koranin “gjigant”, flet peshkatari: Pashë diçka të madhe në rrjeta, u habita

Kapi Koranin “gjigant”, flet peshkatari: Pashë diçka të madhe në rrjeta, u habita

Ylli Jaçellari nga fshati Udënisht prej vitesh peshkon në ujërat e liqenit të Ohrit.

Të njëjtën gjë ka bërë mëngjesin e ditës së premte. Gjatë tërheqjes së rrjetave ka kuptuar se diçka e madhe ishte brenda, pa e ditur se kishte peshkuar një Koran. Peshku i zënë nga rrjeta e tij, ishte një koran, i madh i pa hasur me parë në gjithë këto vite peshkim, shkruan euronews.al.


“Duke tërhequr rrjetat shoh diçka të madhe por nuk isha i bindur që ishte peshk Koran aq i madh. Vetëm kur ka dalë në sipërfaqe të ujit, atëherë e kam parë që ishte koran dhe ishte risku im që arrita e futa në varkë”, tha ai.

Ajo çfarë i ka bërë përshtypje peshkatarit të njohur është fakti se peshku i rrallë nuk ka tentuar të ikte edhe në kushte kur rrjetat kanë qenë të shtrira 300 metra larg bregut liqenor.

“Nuk tentoi të ikte fare, nuk e di por ishte fati im që duhet të hynte në varkë. 8 kg dhe 9 kg kemi zënë por deri në 13 kg jo. Me këtë lloj gjuetie që bëjmë ne, ndoshta me një lloj tjetër gjuetie me rrjeta më të trasha edhe mundet. Ishte 300 metra larg bregut, këtu në zonën e Udënishtit”, tha ai.

Peshku u shit rreth 200 mijë lek dhe është për 15 veta, persona që të konsumojnë.

Sipas peshkatarit por dhe specialistëve të peshkimit, ky peshk i llojit Koran është i rrallë në ujërat e këtij liqenit.