Kapet një shtetas i Shqipërisë në Kumanovë me dokument të falsifikuar

Qendra rajonale për punë kufitare ''Veriu'' ka ngritur kallëzim penal ndaj S. K (21) nga Shqipëria nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ''falsifikim dokumentesh'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit të pasaportës në vendkalimin kufitar në Tabanoc, u konstatua se dokumenti i udhëtimit i S. K ishte i dëmtuar, respektivisht ngjitje e një pjese dokumenti tjetër në dokument tjetër, me qëllim të heqjes së shenjës për ndalim të hyrjes në BE.
Prandaj, në Gjykatën themelore të Kumanovës, S. K i është shqiptuar masa e kujdesit. Duke filluar nga sot, shtetasi duhet të paraqitet në gjykatë çdo të hëne dhe do të vazhdojë deri sa të jetë e nevojshme./Telegraf
Nga
Telegrafi
23/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































