LAJMI I FUNDIT:

Kapet në flagrancë duke vjedhur një 28-vjeçar në Gjirokastër

Kapet në flagrancë duke vjedhur një 28-vjeçar në Gjirokastër

Policia e Shtetit ka kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal.

Siç thuhet në njoftim, 28-vjeçari është me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje, transmeton Telegrafi.


“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe një çantë me një shumë parash, në një automjet, pasi ka thyer xhamin”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia njofton se ka sekuestruar dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin”, thkesohet në komunikatë.

E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”.

Policia njofton se ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”, duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori