LAJMI I FUNDIT:

Kapet ekzekutuesi i shqiptarit që ishte vrarë në Londër

Kapet ekzekutuesi i shqiptarit që ishte vrarë në Londër
Foto: Arkiv

Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22-vjeçar suedez është ndaluar si i dyshuar për vrasjen në prag të Krishtlindjeve në Londër të 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri.

I ndaluar në aeroportin e Kopenhagës mësohet ai se po kthehej nga Tajlanda në momentin e arrestimit, sipas medias suedeze.


Zëdhënësi i Scotland Yard-it tha se personi i arrestuar ndodhet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit në Britani.

Arrestimi ka ndodhur më 20 janar pas një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar pas vrasjes së bujshme.

Flamur Beqiri ose Aleksi, siç njihej ndryshe, sipas medias britanikë në vitin 2008 ishte cilësuar si një nga njerëzit më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët thonë se ai ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi kanabis me një vlerë në treg prej 2 milion funte në Skandinavi, akuza që u rrëzuan më vonë.

Babai i dy fëmijëve është qëlluar me breshëri plumbash në sy të gruas dhe djalit përpara shtëpisë së tij në Battersea, një lagje e pasur të Londrës, ku ai kishte blerë një shtëpi me vlerë 1.5 milion funte. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori