LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke u testuar, dukja e BMW M5 nuk ishte si u mendua më herët

Kapet duke u testuar, dukja e BMW M5 nuk ishte si u mendua më herët

Ishte thënë se do të ketë grill, shumë më të madh, por ka ndodhur e kundërta

Deri më tani, e kemi parë duke u testuar modeli M4 i ri, ndërsa BMW nuk e ka lënë anash as modelin e ri M5, transmeton Telegrafi.


Te M4 i ri, kemi parë një grill me përmasa të mëdha, duke bërë që të mendohet, se i njëjti do të jetë edhe në M5 të ri, por nuk pritet të jetë ashtu.

Në pjesën e përparme të kësaj makine shihet një grill shumë i ngushtë dhe jo gjiganti, ashtu si ishte pritej më herët, gjë që ia ka ruajtur pamjen e këndshme që e ka.

Makina kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, megjithatë nuk i është fshehur një pjesë e kapakut të ri që është shumë më i fryrë dhe dritat e reja LED.

Kur Geneva Auto Show është gjithnjë e më afër, ka mundësi që këtë model që u kap duke u testuar ta shohim në këtë aktivitet, krahas modeleve më të reja nga BMW. /Telegrafi/