LAJMI I FUNDIT:

Kapen me pesë kilogramë drogë, arrestohen të dyshuarit në Gjakovë

Kapen me pesë kilogramë drogë, arrestohen të dyshuarit në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit me iniciale F.B dhe J.D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të KPRK-së.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur me datën 06 prill, rreth orës 20:00/h në rrugën Ponoshec-Gjakovë.


“Të pandehurit F.B dhe J.D, në bashkëkryerje pa autorizim dhe me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes transportojnë, substance apo preparate të cilat janë të shpallura me ligj si narkotikë, substance analoge, në atë mënyrë që të pandehurit me veturën e tipit Mercedes Benz me tabela të Republikës së Shqipërisë, janë nisur në drejtim të Kosovës, ku në hyrje të qytetit në lagjen Brekoc është ndaluar vetura e të dyshuarve nga ana e zyrtarëve policor dhe pas kontrollit janë gjetur dhjetë (10) qese najloni të mbushura me substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuana në peshë prej 5 kg e 686 gram, e cila është sekuestruar nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve të lartcekur, për shkak të veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në bashkëkryerje nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori