Njësitë e doganës kanë kapur një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të fshehura në një autobus të linjës Prishtinë-tiranë.

Medikamentet ishin fshehur në sistemin e klimatizimit të autobusit dhe gjithashtu një kuti me lente optike me dioptri të ndryshme ishte fshehur nën ulësen e vozitësit.


Dogana ka njoftuar se personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

“Njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin emedikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë. Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit:, thuhet në njoftimine  Doganës. /Telegrafi/

IMG 419f0d5e7e7d6c443a8d39d41da39a21 V

IMG 87977d14d743f2180723e00a93f4ba61 V

IMG 9110e0d1133b85039acd681d7e3448b7 V