LAJMI I FUNDIT:

Kapacitetet turistike të Maqedonisë prezantohen në Britaninë e Madhe

Kapacitetet turistike të Maqedonisë prezantohen në Britaninë e Madhe

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) ka patur takime me 30 operatorë turistik që punojnë në territorin e Britanisë së madhe, para të cilëve janë prezantuar kapacitetet turistike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto takime kanë qenë prezentë operatorë turistik nga Japonia, Zvicra, Spanja dhe disa kompani tjera të njohura në sferën e turizmit.


Para të pranishmive u prezantuan kapacitetet turistike të Shkupit, Ohrit, por edhe Gjevgjelia, me turizmin e kazinove. Gjithashtu janë prezantuar edhe disa aktivitete të rëndësishme kulturore si Festivali i Jazz-it, Vera e Ohrit, Finalja e Super Kupës Evropiane 2017, etj./Telegrafi/