LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Serbi, studentët i dërgojnë mesazh Vuçiqit: Nëse ne digjemi, do të digjeni edhe ju me ne

Protesta në Serbi, studentët i dërgojnë mesazh Vuçiqit: Nëse ne digjemi, do të digjeni edhe ju me ne

Kaosi vazhdon në të gjithë Serbinë.

Atje po mbahen protesta të organizuara nga studentët e lëvizjes dhe qytetarët të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim kundër brutalitetit policor.

Ata u kanë kërkuar qytetarëve që të bashkohen në bllokimin e qyteteve kryesore të vendit – Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit dhe këto protesta ka kohë që kanë filluar në Serbi.


'Paralizohen' qytetet më të mëdha të Serbisë, shoferët ndalin veturat në mes të rrugës - refuzojnë të lëvizin
Lexo po ashtu 'Paralizohen' qytetet më të mëdha të Serbisë, shoferët ndalin veturat në mes të rrugës - refuzojnë të lëvizin

Me këtë rast, studentët i kanë dërguar një mesazh Vuçiqit me anë të një videoje me pamje nga Serbia këto ditë.

“Mund të na torturoni dhe të na bombardoni dhe ta digjni lagjen tonë deri në themel, por a e shihni këtë?”, thuhet në video së bashku me imazhet e protestave masive,.

“Zjarri po përhapet! Dhe nëse digjemi, digjeni edhe ju me ne”, vazhdon video. /Telegrafi/