LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Afrikën e Jugut, mbi 75 viktima – edhe spitali në flakë

Kaos në Afrikën e Jugut, mbi 75 viktima – edhe spitali në flakë

Ka shkuar në 75 numri i viktima në Afrikën e Jugut, ndërsa vendi është duke kaluar trazirat më të mëdha që prej fundit të aparteidit, pas arrestimit të ish-presidentit, Jacob Zuma.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale në orët e vona të së martës tregojnë spitalin Lenmed në Durban të përfshirë nga flakët, ndërsa në shumë zona janë grabitur dyqane, madje edhe qendra tregtare.


Mbi një mijë persona janë arrestuar në trazirat që filluan të enjten e kaluar dhe u kthyen në dhunë gjatë fundjavës. Ushtria tani është vendosur për të ndihmuar policinë.

Presidenti Cyril Ramaphosa e ka quajtur atë si dhuna më e rëndë e dëshmuar në Afrikën e Jugut që nga vitet 1990, para fundit të aparteidit, me zjarre të vendosura, autostrada të bllokuara dhe biznese të plaçkitura në qytete të mëdha dhe qytete të vogla në provincat KwaZulu-Natal dhe Gauteng.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se nëse plaçkitja vazhdon, ekziston rreziku që të mbarojnë furnizimet me ushqim, por Ministria e Mbrojtjes tha se nuk kishte ende nevojë për të deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme mbi dhunën.

Zyrtarët kanë akuzuar disa grupe që kanë përfituar nga zemërimi mbi burgosjen e Zuma-s për të kryer veprime kriminale, ndërsa të tjerët kanë thënë se zemërimi për papunësinë dhe varfërinë po nxisin kaosin.

Në trend Botë

Më shumë
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Amerika
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Lista e armëve që Spanja do të dërgojë në Ukrainë

Lista e armëve që Spanja do të dërgojë në Ukrainë

Botë
Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Evropa
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Amerika
Kalo në kategori