Postimi i ri i Kanye West në Instagram zbuloi një rrëfim të pazakontë romantik.

Reperi i “Donda”, 45-vjeç, tha se ka pëlqim për Anastasia 'Stassie' Karanikolaou, 25-vjeçare, mikesha e ngushtë e motrës më të vogël të ish-gruas së tij Kim Kardashian, Kylie Jenner.


“E gjithë bota e di që kam pëlqim për Stas”, shkroi reperi për modelen mahnitëse në Instagram të enjten (6 tetor) duke treguar se ai e ndihmoi atë dhe miqtë e saj të futeshin fshehurazi në shfaqjen e Balenciaga në Javën e Modës në Paris.

Screenshot 1 30 Foto: Getty

Ky rrëfim i tij erdhi mes një morie postimesh nga muzikanti këtë javë, me një që shfaqte Kylie, në shfaqjen e tij të fundit të modës Balenciaga, shkruan DailyMail.

“Në rregull, më duhet të pranoj se i thash Johan të fuste Anastasia, Victorian dhe Carter në shfaqjen e Balenciagas dhe po e gjithë bota e di që unë kam pëlqim për Stas”, ka shkruar Kanye.

63208915 0 image a 68 1665108046866

Johan reperi ka shumë të ngjarë t'i referohet drejtorit të marrëdhënieve me VIP dhe modës së Balenciaga, Johan Fleury.

“Por Victoria është gjithashtu e mirë, unë thjesht ndjej se njerëzit të tillë nuk duhet të frenohen nga frika se mos humbasin ndonjë gjë”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket ish-asistentes së Kylie, Victoria Villarroel, 30 vjeçe.

58898141 10902629 Stylish pair In yet another snap they were once again twins spor a 7 1665108793465

Më pas ai u shfaq duke bërë një gërmim në familjen Kardashian.

Stassie u fotografua duke marrë pjesë në shfaqjen Balenciaga të cilën Kanye e hapi një ditë para momentit të tij të diskutueshme Yeezy në Paris.

58897251 11290067 Latex beauties Kylie Jenner 24 and her best friend Anastasia Sta m 92 1665112025675

Influencuesja ishe e shoqëruar së bashku me Kylie, Khloe Kardashian dhe Christine Quinn.

Përveçse që është mikesha e ngushtë e Kyliet, ajo është e famshëm për fizikun e saj joshës, të cilën ajo e shfaq shpesh në rrjetet e saj sociale në foto të nxehta me bikini.

63208921 11290067 image a 71 1665108707367

Kjo nuk është hera e parë që një nga shoqet e Kyliet tërheq vëmendjen e partnerëve të motrave të saj.

Ndonëse shoqe fëmijërie që kur ishin 10 vjeçe, Stassie u bë shoqëruesja e themelueses se “Kylie Cosmetics” pas përplasjes së saj me ish-shoqen më të mirë Jordyn Woods.

63208803 11290067 image a 79 1665110531892

Marrëdhënia e tyre u ndërpre pasi u publikua lajmi se ish-partneri i Khloe Kardashian, basketbollisti Tristan Thompson puthi Jordyn në një festë.

Skandali nënkuptonte fundin e miqësisë shumëvjeçare të Jordyn me familjen dhe mikeshën e saj më të mirë, Kylie.

63208777 11290067 image a 78 1665110014584

Rrëfimi romantik i Kanye vjen pasi ai akuzoi familjen Kardashian se 'në thelb rrëmbeu' vajzën e tij Çikago në ditëlindjen e saj, teksa ai rindezi përplasjet në rrjete sociale me Kim, duke vazhduar të pretendonte se ajo e kishte penguar atë të shihte fëmijët e tyre. /Telegrafi/