Në orët e para të mëngjesit të 14 qershorit, babë e birë janë arrestuar nga policia në Stacionin Policor të Kaçanikut, pasi kanë kanosur një zyrtar policor brenda stacionit.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


Policia apelon për respekt dhe bashkëpunim gjatë kryerjes së detyrës nga ana e punonjësve të saj. /Telegrafi/