LAJMI I FUNDIT:

Kanosi dhe sulmoi policët në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kanosi dhe sulmoi policët në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka  refuzuar të legjitimohej”, thuhet në raport.


Ndërkaq, një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/