LAJMI I FUNDIT:

Kanë zbuluar sekretin: Ja çfarë bartin gjithmonë me vete njerëzit e suksesshëm

Kanë zbuluar sekretin: Ja çfarë bartin gjithmonë me vete njerëzit e suksesshëm

Nëse njeriu ka problem, gjithmonë është mirë të shënojë, si edhe idetë se si ta zgjidhë atë problem.

Edhe pse shënimi konsiderohet tashmë teknikë e vjetër, ai pikërisht nxit zhvillimin e ideve të reja. Derisa jeni duke shkruar, truri analizon dhe fokuson çështje qenësore.


Disa ndër biznesmenët më të suksesshëm përdorin trukun tradicional të organizimit, kudo që shkojnë, bartin me vete lapsin dhe fletoren.

Bill Gates dhe Richard Branson përdorin fletoren për t’i shkruar idetë. Me laps dhe letër në dorë, këta të dy kanë mundur më lehtë të ndjekin dhe të mbajnë në mend çdo gjë që u binte në mend gjatë ditës.

Duke shkruar informatën nga kujtesa afatshkurtër “e kalojnë” në kujtesë afatgjatë. Idetë vijnë vrullshëm dhe, po ashtu, vrullshëm ikin.

Shënimi i qëllimeve i fuqizon: kujtesa e përditshme dhe orientimi njeriut lehtësojnë realizimin, transmeton Telegrafi.

Fokusimi i energjisë në gjërat e përditshme të rëndësishme dhe shënimi pengojnë shkapërderdhjen e kujdesit, energjisë dhe kohës në imtësi të parëndësishme.

Me shënimin e detyrave dhe regjistrimin e artikujve dhe obligimeve ditore, njeriu shkarkon trurin e vet, andaj e orienton në atë që bën, duke qenë i sigurt që asgjë nuk do të harrojë.

Nëse njeriu ka problem, gjithmonë është mirë ta shënojë atë problem, si edhe idetë në mënyrë që ai problem të zgjidhet, pra në këtë mënyrë shkarkohet truri dhe e ka pasqyrën të qartë të zgjidhjeve.

Me shkrimin e detyrave në letër njohim vetveten, ndërkaq duke shikuar më vonë shënimet, njeriu mund të analizojë se si e sistemon kohën, në çka fokusohet dhe në këtë mënyrë më thjesht krijon pasqyrën e qëllimeve të veta të fundit. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar