Gjatë ditës së djeshme në Qendrën për Numërim dhe Rezultatet (QNR), ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve. Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve kishte marrë vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesës që kishte parashtruar në PZAP, koalicioni NISMA-AKR-PD.
Rezultatet e rinumërimit nuk janë publikuar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, megjithatë nga koalicioni NISMA-AKR-PD kanë thënë se pas procesit të rinumërimit ky koalicion do të jetë përfundimisht pjesë e parlamentit.
E, nëse kjo konfirmohet zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atëherë koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend me 6 deputetë, shkruan Telegrafi.
Hyrja e këtij koalicioni në Kuvend, do të zbres numrin e deputetëve të subjekteve tjera politike.
Lëvizja Vetëvendosje nga 32 deputetë sa kishte fituar do të mbetet më 29 deputetë, kësaj partie do të mund t’i largohen Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.
Lidhja Demokratike nga 29 deputetë do të mbetet më 28, nga kjo parti pjesë e Kuvendit mund të mos jetë Valentina Bunjaku-Rexhepi apo ndonjë deputet tjetër.
Partia Demokratike e Kosovës nga 25 deputetë mund të mbet më 24, nga PDK mund të largohet Valdete Idrizi, apo ndonjë kandidat tjetër i cili ka fituar votat.
Kurse koalicioni AAK-PSD nga 14 ulëse sa kishte fituar në zgjedhjet e 6 tetorit, do të mbetet më 13, kësaj partie do të mund t’i largohet deputetja e vetme e PSD-së, Natyra Kuçi e cila kishte fituar mandatin e deputetes, kështu që ky subjekt politik do të mbetet pa përfaqësim në Kuvend në legjislaturën e shtatë.
Mirëpo, pavarësisht numrit të deputetëve që do t’i zbritet Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti i cili pritet ta formojë Qeverinë e re të Kosovës së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka deklaruar dje se ka siguruar shumicën parlamentare.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se i është premtuar vota e tyre në Kuvend për kryeministër, pa kushtëzime.
Po ashtu, grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes para disa ditësh i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/11/77268043_10156318859157000_6551256003344596992_o-780x439-1.jpg)
Në anën tjetër, LVV dhe LDK kanë zhvilluar disa takime ku kanë harmonizuar shumicën e programit për bashkëqeverisje.
Ndërkaq, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se koalicioni me LDK-në, do të arrihet pas certifikimit të rezultateve.
Sipas deklaratave ku zyrtarë nga koalicioni NISMA-AKR-PD deklaruan se do të jenë pjesë e Kuvendit, i bie që LVV do të ketë 30 deputetë në Kuvend, ( me Elbert Krasniqi nga partia Egjiptiane IRDK), LDK me 28 deputetë, PDK me 24 deputetë, AAK me 13 deputetë dhe pakicat në Kosovë me numrin tjetër të mbetur.
Sipas këtyre numrave i bie që koalicionin qeveritar LVV-LDK momentalisht ka 61 vota të deputetëve të ardhshëm në Kuvend, duke llogaritur këtu edhe tre deputetët nga komunitetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht