LAJMI I FUNDIT:

Kanë protestuar prodhuesit e qumështit të rajonit të Pellagonisë

Kanë protestuar prodhuesit e qumështit të rajonit të Pellagonisë

Prodhuesit e qumshështit nga Mogilla, të cilët bashkëpunojnë me ”BiMilk”, sot organizuan një protestë paralajmëruese, të revoltuar na qumështorja e Manastirit e cila i ka uluar çmimet blerëse të qumështit të papërpunuar për 2 deri 3 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta prodhues të qumështit nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për këtë ulje çmimi, por e kanë kuptuar pasi që kanë marrë pagesën e muajit të kaluar.


Fermerët e Pellagonisë presin që të kthehet çmimi i vjetër i blerjes së qumështit të papërpunuar, në të kundërtët paralajmërojnë protesta më radikale, si edhe qumështin do ta shesin te qumështoret tjera./Telegrafi/