Harry Kane më në fund është zhvendosur në një shtëpi të re, pasi ai tani e katër muaj jetonte në një hotel në Munich të Gjermanisë.

Në Bayern, Kane vazhdoi të thyente rekordet individuale që vendosi në Tottenham dhe kombëtaren e Anglisë dhe të gjitha këto i bëri duke jetuar në një suitë hoteli.


Golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë dhe Tottenhamit nuk donte të blinte shtëpinë e parë që pa, ndaj jetoi në një hotel për disa muaj derisa gjeti një vilë që i shkonte për shtati atij, gruas dhe katër fëmijëve të tyre.

33177025 harry kane beim spiel gegen dortmund 1Fea

Kane shpenzoi 11,000 euro për natë në një hotel në Munich. Kjo më në fund mori fund, anglezi u shpërngul nga hoteli dhe vila ku u vendos i përkiste futbollistit francez Lucas Hernandez.

Ai mbërriti në Bayern më 12 gusht dhe më pas u transferua në një suitë hoteli ku qëndrimi i tij aty ka kushtuar shumë.

Në fillim të dhjetorit, Kane kishte shpenzuar më shumë se një milion euro për një dhomë hoteli. Bild raportoi se shifra totale e shpenzuar për hotelin ishte 1,221,000 euro.

Në sezonin e tij debutues në Bundesligë, Kane shënoi 18 gola në 12 ndeshje me pesë asistime, të cilat askush nuk i ka arritur ndonjëherë. Ai gjithashtu shënoi katër gola me dy asistime në Ligën e Kampionëve dhe tashmë i ka shpaguar gjigantët bavarez që e sollën për 95 milionë euro, pa përfshirë bonuset. /Telegrafi/

telegrafi sport app