Një kandil deti u filmua duke notuar në një kanal venecian, pasi rrugët ujore të qytetit u bënë më të kthjellëta pas një periudhe të gjatë, për shkak të bllokimit të coronavirusit.

Zoologu Andrea Mangoni filmoi krijesën duke notuar në ujërat e qetë, pranë “Urës Bareteri” në këtë qytet.


Siç shihet në pamjet e mëposhtme, kandili duket përmes ujërave të kanaleve, të cilat zakonisht janë të errëta.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/04/22/1191215816866221310/640x360_MP4_1191215816866221310.mp4

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas ndalimit të lëvizjes së varkave për shkak të mbylljes mbarëkombëtare të Italisë,  sipërfaqet besohet se janë bërë më të kthjellëta. /Telegrafi/

A barrel jellyfish swims in a Venetian canal last week, after the city's famous waterways became their clearest in living memory because of the coronavirus lockdown