LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i tretë më i votuar në Tiranë, Qori: Bëmë fushatën më të varfër, por më të pasur në ide

Kandidati i tretë më i votuar në Tiranë, Qori: Bëmë fushatën më të varfër, por më të pasur në ide

Kandidati i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, rezultoi i treti më i votuar në garën për bashkinë e Tiranës. Ai mori 13,844 vota, duke lënë pas edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko.

I ftuar në Top Channel, Qori e vlerëson si rezultat të mirë këtë numër votash që ka marrë nga qytetarët e Tiranës.


“Rezultati më duket i mirë. Rezultati që kam marrë unë dhe “Lëvizja Bashkë” i ka bërë njerëzit shpresëplotë. Në këtë kuptim, ndihem mirë. Shpresën e shoh te njerëzit që takoj sa dal në rrugë”, tha Qori.

Numrin e lartë të votave, Qori e lidh me fushatën e mirë zgjedhore, sipas tij.

“Fushata jonë ka qenë më e bukura, më e varfra, më e pasura në ide. Ka qenë një fushatë në këmbë, me autobus, me biçikletë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, qytetarët që kanë votuar për Qorin, nuk kanë votuar për lëvizjen që ai drejton. Numërimi në Tiranë ende nuk ka mbaruar, por “Lëvizja Bashkë” deri më tani nuk merr mandate në Këshillin Bashkiak.

I pyetur nga moderatorja Grida Duma se si një politikan i majtë bën fushatën vetëm për veten dhe jo për partinë, Qorin përgjigjet se “po të ishte në dorën time, do të bëja të kundërtën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori