Kandidati për president i Barcelonës, Jordi Farre, ka thënë se Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në klub dhe se nëse ai fiton zgjedhjet, argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë të re.

Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit me klubin nga “Camp Nou” përfundon në vitin 2021.


Messi e kërkoi në verë largimin, por nuk u lejua nga ish-presidenti i klubit, Jose Maria Bartomeu.

Argjentinasi u tërhoq në fund, me fjalët se nuk mund të shkonte në gjyq me klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët e historisë së futbollit.

Messi2709

Tash e disa muaj Leo Messi, ka qenë i lidhur me klube si Manchester City dhe PSG, pasi që në janar mund të nis bisedimet.

Gjithsesi, njëri nga kandidatët me serioz për të fituar postin e presidentit në klub është Jordi Farre, i cili  është i bindur se Messi dëshiron të qëndrojë.

“Messi dëshiron të qëndrojë te Barça. Kjo është ajo që unë di. Familja e tij dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe ne do të punojmë për të”.

jordifarre

“Do të shkoja aq larg sa të thosha se, nëse fitojmë zgjedhjet, Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij. Rinovimi i tij do të ndodhte automatikisht më  25 janar, nëse fitoj zgjedhjet”, ka thënë Farre për Onda Cero.

I njëjti shtoi se do të punojë që të nënshkruajë me Neymarin nga Paris Saint-Germain.

“Nënshkrimi i Neymarit do të jetë i lirë, sepse investimi do të jetë më i madh se shpenzimi”, deklaroi ai.

neymar epa28022020

Neymar është larguar nga Barcelona në vitin 2017 dhe që atëherë klubi nuk ka sukses në Evropë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app