LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për deputet Koxha shpalos programin: Kosova do të jetë e gatshme t’i bëjë ballë sfidave të politikave evropiane

Kandidati për deputet Koxha shpalos programin: Kosova do të jetë e gatshme t’i bëjë ballë sfidave të politikave evropiane

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Bekim Koxha ka shpalosur programin e tij politik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Koxhës, me këtë program, Kosova do të jetë e gatshme t’i bëjë ballë sfidave të politikave evropiane.


Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, me Nismën Socialdemokrate dhe me atë si deputetë i ardhshëm, do të ndërtohet zhvillimi i duhur i vendit.

“Me Nismën Socialdemokrate dhe mua si deputetë i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të ndërtojmë zhvillimin e duhur të vendit. Programi me të cilin garojë unë në këto zgjedhje fokusohet në zhvillimin për ardhmërinë e Kosovës që të jetë e gatshme t’i bëjë ballë sfidave të politikave evropiane”, ka shkruan ai.

Shkrimi i plotë

Me Nismën Socialdemokrate dhe mua si deputetë i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të ndërtojmë zhvillimin e duhur të vendit.

Programi me të cilin garojë unë në këto zgjedhje fokusohet në zhvillimin për ardhmërinë e Kosovës që të jetë e gatshme t’i bëjë ballë sfidave të politikave evropiane.

Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës plotësisht do të angazhohem në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Kosova do të ketë kuadro profesionale arsimore që do të nxjerrin në pah nxënës dhe studentë të cilët me arritjet e tyre do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Investimi duhet të jetë edhe në mjetet dhe teknika të përditësuara të ligjërimit, me ç’rast do të jetë më e lehtë dhe e përballueshme për ta në adaptimin e lëndëve mësimore, qofshin teorike apo praktike. Ne do të angazhohemi në rritje të vazhdueshme të pagave të arsimtarëve dhe ligjëruesve për ti motivuar e shpërblyer për punën e shenjtë që e bëjnë.

Shëndetësia, do të jetë primare në politikat tona. Ballafaqimi me pandeminë COVID-19 do të jetë lufta jonë kryesore. Unë si deputet do të angazhohem për politika të mirëfillta shëndetësore të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe të qasshme për çdo qytetar. Mbrojtja e qytetarëve tonë është angazhimi ynë politik, andaj ne do të kontribuojmë në ndërtimin e spitaleve të reja në rajone të ndryshme të Kosovës. Kuadrot mjekësore të sapodiplomuar do ti motivojmë për të qëndruar në Kosovë dhe për ta ndërtuar të ardhmen së bashku.

Bujqësia, nuk do të lihet prapa në programin tim politik. Do të angazhohemi që bujqit të përfitojnë subvencionime për të zhvilluar bujqësinë si një ndër veprimtaritë kryesore të vendit tonë. Kosova ka nevojë për zhvillim të shtuar të produkteve vendore e me këtë rast do të kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik. Me bujqësi të zhvilluar ne do të kemi produkte tona edhe më të shumta në treg dhe do ti bëjmë ballë produkteve të importuara nga vendet e jashtme.

Këto janë disa nga pikat e programit tim politik, andaj me 14 Shkurt votoni Nismën Socialdemokrate, votoni numrin 121, dhe votoni kandidatit me numër 73 për të ardhmen e Kosovës!

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori