“Po është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me Ahmet Kandemir, i cili është një trajner shumë i suksesshëm në Turqi. Ai do të vijë sot eventualisht nesër në Prishtinë dhe do të qëndrojë këtu deri në përfundim të këtij stinori. Ai është i njohur si një trajner i cili fiton kupa dhe shpresojmë që këtë ta bëjë edhe me Sigal Prishtinën”, tha zëdhënësi i Sigal Prishtinës, Fatos Bajqinovci, për Zërin.

Kandemir së fundmi ishte trajner në Konya Selçuk Universitesi, ndërsa më herët ka punuar edhe në Garanti Koza Istanbulspor, Antalya, Mersin, Karsiyaka dhe skuadrën e njohur turke, Besiktas.


"Kandemir do të ndihmohet edhe nga Arben Krasniqi, i cili ende është pjesë e klubit dhe ka marrë një pushim për arsye personale. Krasniqi do t'i ndihmojë Kandemirit me këshillat e tij, pasi e njeh mirë ligën tonë dhe është trajneri më i suksesshëm kosovar", tha një burim brenda klubit prishtinas për Kohën Ditore. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app