LAJMI I FUNDIT:

Kançeska-Milevska sot nuk u paraqit në gjykatë për t’u përgjigjur

Kançeska-Milevska sot nuk u paraqit në gjykatë për t’u përgjigjur

Ministrja e Kulturës në Maqedoni, Elizabeta Kançeska-Milevska sot nuk është paraqitur para Gjykatës Penale për t’u përgjigjur para gjykatës të procedurës paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ministria thonë se ajo ka qenë në disa takime me qytetarë nga rrethina e Shkupit.

Ndërkohë në këtë gjykatë thonë se janë duke përgatitur ftesë zyrtare për ministreshën Kançeska-Milevska.

Gjykatësi për procedurë paraprake duhet të vendos nësë duhet t’i merret pasaporta, ashtu si kërkojë Prokuroria Speciale Publike në kuadër të lëndës ”Tender” të cilën e shpalosi dje./Telegrafi/