LAJMI I FUNDIT:

Kançeska-Milevska: Nuk kam votuar për shkak të kërcënimeve, vendimet i marr në bazë të analizave

Kançeska-Milevska: Nuk kam votuar për shkak të kërcënimeve, vendimet i marr në bazë të analizave

Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja në Kuvendin e Maqedonisë Elizabeta Kançeska-Milevska, pas përfundimit të seancës së sotme për rastin “Tenderët” në të cilën është e akuzuar, ka folur për procesin e votimit për ndryshimet kushtetuese.

Ajo tha se as nuk është kërcënuar e as nuk do të lejojë të kërcënohet. Kançeska-Milevska shtoi se qëndron pas vendimit për të votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese dhe hodhi poshtë zërat se votat për ndryshimet kushtetuese janë dhënë për të bërë ndryshime në Kodin Penal, përmes së cilave ajo do të shpëtonte nga akuzat, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk do të pranoja asgjë, nuk do të lejoja që dikush të më kërcënojë, e as unë të kërcënojë dikë, në lidhje me atë që e konsideroj si interes të lartë shtetëror. Çdo kush që më njeh mirë, e di se vendimet i marrë mbi bazë të analizave serioze. Edhe një herë do të theksoj se nuk kam qenë e kërcënuar, e as nuk do të lejojë që të kërcënohem”, tha Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ajo shtoi se pafajësinë e saj për rastet në të cilat akuzohet nga Prokuroria Speciale, do ta kërkojë përmes gjyqësorit.

Ndryshe, në seancën e sotme për rastin “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është Elizabeta Kançeska-Milevska, dëshmuan dy dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, të cilët në vitin 2011 kanë qenë të punësuar në Ndërmarrjen publike afariste për veprim me hapësirat afariste dhe publike.

Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar për më 25 janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori