Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në mbarë botën, veçanërisht pasi pandemia shkaktoi vonesa të konsiderushme në trajtimet shpëtuese të jetës.
Zbulimi i hershëm i kancerit, megjithatë, mund të ndryshojë ndjeshëm rezultatin e sëmundjes.
Organet shëndetësore kanë nxjerrë në pah një gamë të gjerë simptomash për të cilat duhet të keni kujdes. Tani, ata kanë vënë në dukje se shenjat në thonj nuk duhet të injorohen.
Melanoma, është një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, është forma më e shpejtë e sëmundjes. Kur diagnostikohet dhe trajtohet herët, këtë sëmundje mund ta largojmë. Megjithatë, kirurgjia shpesh do të dërgoj një numër të madh të rasteve në zbehje të simptomave.
Shenjat më të zakonshme të sëmundjes zakonisht ndodhin në sipërfaqen e lëkurës, në formën e një nishani ose një plage. Disa shenja në thonj mund të jenë gjithashtu paralajmëruese të hershme të kancerit të quajtur melanom, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Harvard Health thotë: “Akademia Amerikane e Dermatologjisë po i inkurajon njerëzit të ekzaminojnë jo vetëm lëkurën e tyre, por edhe thonjtë për shenja të kancerit. Melanoma mund të zhvillohet nën dhe rreth thonjve të duarve dhe këmbëve. Shpesh shfaqet në gishtin e madh të dorës ose të këmbës”.
“Shenjat e melanomës shfaqen rreth thonjve përfshijnë një vijë ngjyrë kafe ose të zezë, lëkurë më të errët rreth thonjve, një thua që ngrihet dhe tërhiqet nga shtrati i gishtit, ose një ndarje në mes të thoit. Melanoma bëhet më e zakonshme kur njerëzit plaken dhe është shumë e shërueshme nëse zbulohet herët”.
Ndryshime të tjera në lëkurë, të tilla si skuqjet, apo shenjat shpesh citohen si shenja të zakonshme të sëmundjes. Gjakderdhja dhe kruajtja e pazakontë e lëkurës gjithashtu kërkojnë vëmendje urgjente mjekësore.
Edhe pse këto shenja do të shfaqen kudo në trup, më të zakonshmet shfaqen në shpinë te meshkujt dhe në këmbë te gratë. Shumica dërrmuese e rasteve vijnë nga ekspozimi i tepërt në diell ose djegiet nga dielli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert