LAJMI I FUNDIT:

Kancelari i ri austriak: Ballkani mbetet pranë zemrave tona

Kancelari i ri austriak: Ballkani mbetet pranë zemrave tona

Kancelari i ri austriak, Alexander Schallenberg theksoi sot në Bruksel, në vizitën e tij të parë në Bashkimin Evropian që nga betimi, se Vjena zyrtare mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i BE-së dhe nënvizoi se Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi e politikës së jashtme austriake.

“Ballkani Perëndimor mbetet një çështje e rëndësishme për Austrinë, pranë zemrës”, theksoi ai, duke shtuar se BE-ja mund të llogarisë në Vjenë.


Ai përcolli se i informoi bashkëbiseduesit e tij – Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel – për situatën aktuale në Austri, pas krizës në qeveri. Ai vuri në dukje se në Unionin prej 27 anëtarësh, gjithmonë ka ndryshime në krye të qeverisë dhe në qeveri.

“Është diçka krejt normale këtu dhe pranohet plotësisht e relaksuar këtu”, tha Schallenberg para gazetarëve, raporton dw.

Ai vuri në dukje se ata diskutuan tema të tilla si pandemia, rritja e çmimeve të energjisë dhe migrimi. Austriaku gjithashtu kujtoi se vendi i tij, përveç Gjermanisë, është vendi i dytë në BE që ka më së shumti fqinjë – Gjermania nëntë, Austria tetë. Sa i përket migrimit, ai theksoi se pozicioni i Austrisë është i qartë dhe mbetet i pandryshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori