LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman Olaf ​Scholz nuk e ka pagën më të lartë në administratën shtetërore, gjendet në vendin e 22-të

Kancelari gjerman Olaf ​Scholz nuk e ka pagën më të lartë në administratën shtetërore, gjendet në vendin e 22-të

Të paktën 21 anëtarë të bordit të drejtorëve, drejtues kompanish apo institucionesh të shtetit gjerman kanë një pagë më të lartë se kancelari Olaf Scholz, i cili merr rreth 360 mijë euro në vit, sipas një liste të publikuar nga Ministria e Financave.

I pari në listë është drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Gjermane, Richard Lutz me pagë vjetore prej 900 mijë eurosh, i ndjekur nga drejtori i përgjithshëm i Shtypshkronjës Shtetërore, Stefan Hofschen me pagë prej 863 mijë eurosh, që ndër të tjera është përgjegjëse për prodhimin e pasaportave, dokumenteve personale, pullave postare, kartëmonedhave, si dhe pajisje për prodhimin e tyre.

Kjo pasohet nga anëtarët e tjerë të bordit të Hekurudhave Gjermane dhe anëtarët e menaxhmentit të bankës shtetërore zhvillimore KfW, të cilët marrin nga 555,400 deri në 687,600 euro në vit.


Pagat e kryeshefave ekzekutivë të qendrave të ndryshme kërkimore Helmholtz, kontrolli gjerman i trafikut ajror Autobahn GmbH, operatori i mbledhjes së tarifave Toll Collect dhe agjencisë financiare federale gjermane janë më të larta se paga e një kancelari apo të ngjashme.

Ministria gjermane e Financave publikoi listën vetëm pas disa kërkesave dhe korrespondencës me kreun e grupit parlamentar të Majtë në Bundestag, Jan Korte.

Në korrespondencën e tij me Ministrinë, Korte iu drejtua veçanërisht ministrit Christian Lindner (FDP), i cili së fundi tha se asnjë drejtor i shërbimit publik brenda ARD-së nuk duhet të fitojë më shumë se kancelari, kështu që paratë e atyre që paguajnë abonimin e detyrueshëm televiziv duhet të shpenzohen më me kursim.

Sipas Rrjetit Gjerman të Redaktorëve (RND), Korte e ka bërë më parë këtë kërkesë dy herë.

Më në fund, ministria i dërgoi deputetit një listë që tregon pagat e gjithsej 151 anëtarëve të bordeve dhe drejtuesve të kompanive dhe institucioneve të ndryshme të shtetit gjerman. /DW/