Kanalet e ngrira të Amsterdamit, shfrytëzohen për të bërë patinazh (Video)

132:"epa06575172 People skate on the ice of the frozen canal 'Prinsengracht' in Amsterdam, Netherlands, 02 March 2018. EPA/EVERT ELSINGA 3:"EPA
Ftohti i madh që përfshiu Amsterdamin, ka bërë që pas gjashtë vitesh të ngrihen sërish kanalet kryesore të qytetit. Duke iu mundësuar banorëve të bëjnë patinazh.
Megjithëse kishte boshllëqe dhe disa pjesë pa akull, gjerësia e kanalit ishte mjaft e madhe dhe mundësonte lëvizje të lirshme, përcjell Telegrafi.
Mbi shtresën e akullit kanë qëndruar edhe turistët e shumtë, që bënë fotografi nga një dimension krejt tjetër i qytetit.
Por, me ngrohjen e motit akulli ka nisur të shkrihet dhe forcat e rendit ndaluan hyrjen në kanal, nga frika se mund të thyhet në çdo moment. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































