Kërkon kompensim shumë të lartë, për shkak se kësaj makine që ka siguri shumë të lartë, iu është bllokuar timoni
Mercedes-Benz S-Class është bërë si simbol i makinave për nivel të lartë sigurie, ndërsa konsiderohet si një prej makinave me teknologjinë më të avancuar, transmeton Telegrafi.
Ky perceptim nuk është pranuar prej një çifti nga British Columbia e Kanadasë, të bindur se S-Class nuk iu ofroi siguri, andaj vendosën të udhëtojnë për në Gjermani që të bëjnë një ankesë në zyrën qendrore të Mercedesit.
Da Tong Yang që ia bleu këtë makinë gruas së tij, Guifang Huo para tri vitesh, i ishte thënë se është një prej makinave më të sigurta në treg.
Pas një viti përdorimi të S-Class pa asnjë problem, derisa po udhëtonin nëpër Vankuver, iu bllokua timoni dhe gati u përplasën në një rrethojë betoni. Në atë kohë, vetura ishte vozitur për 6,436 kilometra dhe u dërgua në një qendër të Mercedes, ku u rregullua.
Sipas Mercedes, dëmi ishte shkaktuar nga një dëmtim në rrjetin e brendshëm elektrik dhe u zëvendësua në tërësi struktura e timonit, me një të re. Por, çifti kanadez kërkonin një kompensim më të madh dhe t’i zëvendësohej makina me një tërësisht të re.
Afro një vit, ata nuk morën asnjë përgjigje nga akuza që ngritën në gjykatë, andaj kanadezi Yang udhëtoi për në zyrën qendrore të Mercedesit në Stuttgart të Gjermanisë.
Mirëpo edhe ankesa verbale që ia bëri zyrtarëve të Mercedesit, ra në vesh të shurdhër, pasi nuk iu mundësua kërkesa që donte, pasi Mercedes insiston se kjo makinë është shumë e sigurt dhe ai problem ishte individual që u rregullua. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Një tjetër aksident fatal i Tesla në SHBA nën hetim special
Vetura që e barti arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në Edinburgh është Mercedes i veçantë
BMW paraqet veturën e re elektrike i4
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë