LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, lihen në burg tre ushtarakët

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, lihen në burg tre ushtarakët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 3 ushtarakët e arrestuar për kanabisin e mbjellë në repartin ushtarak 10-60 në Zall-Herr.

Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentjan Zhurda akuzohen për shpërdorim detyre.


Dy ditë më parë në kuadër të operacionit “FOKUS” policia e Tiranës asgjësoi 125 bimë kanabis të mbjella brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr.

Shqipëri, parcelë marihuane në një repart ushtarak
Lexo po ashtu Shqipëri, parcelë marihuane në një repart ushtarak

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që ka njoftuar pezullimin nga detyra për të gjithë personat përgjegjës në repartin ushtarak të Zall Herrit brenda në territorin e të cilit u gjetën 125 bimë kanabisi.

Euronews Albania ka mësuar se në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.

Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh. /Telegrafi/