Drita ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Feronikeli 1-2.

Fillimi i ndeshjes i takoi vendasve të cilët dominuan dhe krijuan disa raste të mira shënimi.


Marclei dhe Mendurim Hoti kishin raste të mira, por që priti Faton Maloku.

Nikli golin e epërsisë e gjeti në minutën e 19-të, kur realizoi Mendurim Hoti pas një gabimi të portierit Faton Maloku.

Në pjesën e parë Drita nuk arriti assesi të futet në lojën e tyre, dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

Feronikeli e nisi mirë edhe pjesën e dytë duke rrezikuar në dy raste me Da Silvan dhe Marclein, por në të dyja rastet intervenoi Faton Maloku.

120556397 1222105114840651 752907467613923069 o

Drita golin e barazimit e gjeti në minutën e 52-të, kur Erjon Vucaj asistoi për mrekulli e Astrit Fazliu shënoi me kokë për 1-1.

Pas golit të barazimit Drita mori iniciativën dhe ishte shumë më e mirë në fushë.

Alidema në dy raste e Vucaj në një tjetër rrezikuan, por pa sukses.

E në minutën e 68-të, Kastriot Rexha shënoi gol në tentimin e dytë pas asistimit të Xhevdet Shabanit për epërsinë e Dritës.

Nikli u hodh në sulm, por shpëtimtari i Dritës u tregua Faton Maloku.

120579640 1222106698173826 7559436293609489991 o

Portieri gjilanas priti dy raste të qind për qindta të sulmuesit vendas Greca.

Kësisoj Drita vazhdon me fitore dhe në dy ndeshjet e para merr gjashtë pikë.

Në anën tjetër Feronikeli mbetet në kuotën e pesë pikëve pas pesë ndeshjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app